Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
E zbulon gazetari nga Prishtina/ Lirim Kastrati firmos sot te Vllaznia
Ish futbollisti i Legia Varshavë, Dinamo Zagreb, Videoton etj, pranë nënshkrimit me skuadrën e Edi Martinit Vllaznia e Shkodrës pritet të ndërhyjë shpejt për të përforcuar radhët e sulmit. Largimet e Grudës, Dodajt por dhe rikthimi i Bismark në Korçë pas huazimit europian, i ka shtyrë shkodranët të shohin elementë të tjerë për këtë repart. Njëri prej tyre Lirim Kastrati është drejt bashkimit me kuqeblutë. Gazetari i njohur sportiv nga Prishtina Lorik Gashi shkroi mbrëmjen e së martës në Facebook: “Lirim Kastrati vazhdon karrierën në Shqipëri te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës! 26-vjeçari është afër arritjes marrëveshjes me ekipin nga Shqipëria dhe gjithçka mund të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme” Vazhdo leximin