E vërteta e kënetës së Maliqit, dokumentet e Autoritetit të Dosjeve rrëzojnë filmin e propagandës komuniste!

E vërteta e kënetës së Maliqit, dokumentet e Autoritetit të Dosjeve rrëzojnë filmin e propagandës komuniste!

Për dekada me radhë, kinematografia shqiptare e periudhës komuniste e paraqiti tharjen e Kënetës së Maliqit si një triumf të pushtetit dhe të njeriut të ri socialist. Por pas ekranit, historia e vërtetë ishte krejt ndryshe. Inxhinierë të dënuar për sabotim, profesionistë të pushkatuar dhe të burgosur politikë që punuan në kushte të rënda, u lanë jashtë të vërtetës që iu servir publikut. Pikërisht këtë përballje mes filmit dhe dokumenteve historike solli aktiviteti i organizuar në Maliq. Skënder Vrioni shprehet:  “Çdo film i realizmit socialist, duhet bërë përmbajtje, kanë këtë skenar që nuk është në përputhje me dokumentet autentike. Në rastin konkret në Maliq, kemi shfaqur filmin ‘Vitet e Jetës’, 2500 të burgosur, inxhinierë të pushkatuar. Regjimi i sakatoi njerëzit profesionistë, një pjesë tjetër i...