“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!
Analisti Adri Nurellari deklaroi se reagimi i fundit i Sali Berishës ndaj protestës “Flamingo” lidhet me afrimin e zgjedhjeve lokale dhe me frikën se nga kjo lëvizje mund të lindë një alternativë e re politike brenda kampit opozitar. I ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, Nurellari tha se kreu i Partisë Demokratike është i shqetësuar për humbjen e monopolizimit të opozitës. Sipas tij, protestat e muajve të fundit kanë nxjerrë në pah një realitet të ri politik që ka vënë në alarm lidershipin tradicional të opozitës. “Partia Demokratike ishte larg protagonizmit, ishte e eklipsuar dhe u ndje e kërcënuar sepse i humbi monopoli i opozitës. Berisha ndihet i kërcënuar në prag të zgjedhjeve lokale nga mundësia që protesta të formalizohet e të krijojë një...
Burimi:
javanews.al