Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
E TRISHTË – Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta pedagogia e UNISHK, Albana Kullolli Kastrati
Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë, pedagogia dhe ekspertja e njohur, Albana Kullolli (Kastrati). Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Albanës e ka dhënë bashkëshorti i saj, Agron Kastrati, përmes një postimi në rrjetet sociale. Albana ishte diplomuar në vitin 2004 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në Fakultetin Ekonomik, dega Financë–Kontabilitet. Po atë vit, ajo nisi rrugëtimin e saj akademik si pedagoge pranë të njëjtit fakultet. Në vitet 2006–2008, përfundoi studimet master në “Kontabilitet” pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa më 19 janar 2017, mbrojti me sukses gradën “Doktor i Shkencave”. Gjatë karrierës së saj,...