Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
E tmerrshme: Si u ekzekutuan pranë bregut të lumit në Tiranë një shqiptar dhe një italian
Si u ekzekutuan pranë bregut të lumit në kryeqytet, inxhinieri shqiptar Niazi Mehmet Pilku dhe italiani Leonardo Tomasso. Vrasje për arsye politike, e pabazuar në asnjë ligj. Ishte janari i vitit 1945, 75 vjet më parë, kur nisi historia e gjenocidit komunist ndaj shqiptarëve. Ishte data 9 janar, kur regjimi komunist, i sapoardhur në pushtet, vendosi ekzekutimin e dënimit me vdekje për inxhinierin shqiptar Niazi Mehmet Pilku dhe italianin Leonardo Tomasso, lindur më 1900 në Palermo, administrator i firmës “Italstrada”. Një shkresë e datës 25.11.1944, e botuar kohë më parë nga studiuesi Kastriot Dervishi, na tregon se ing.Pilku ishte drejtor i punimeve rehabilituese në rrugët e Shqipërisë,...