E tepruan me bakllava? 120 persona kërkuan ndihmë mjekësore dje në Tetovë

E tepruan me bakllava? 120 persona kërkuan ndihmë mjekësore dje në Tetovë

Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë që qindra persona të kërkojnë ndihmë vetëm në Urgjencën e Tetovës. Vetëm dje, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 120 pacientë kanë shprehur ankesa nga ushqimi. Ata në urgjencë erdhën me simptome si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku. Mjeku kujdestar, Kujtim Rexhepi nëpërmjet TV21 ka apeluar deri te qytetarët që të bëjnë regjim ushqimi. “Të kenë kujdes me ushqimin, veçanërisht ditët e para”, tha Rexhepi.  

Burimi: Syri.net