E shtuna për plazh! Temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri ditën e sotme

E shtuna për plazh! Temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri ditën e sotme

Ditën e shtunë vendi ynë parashikohet me kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët, si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare në relievet kodrinore-malore të vendit. Temperaturat minimale do të jenë 17 gradë Celsius, ndërsa maksimale 39 gradë. Era  do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë 7-18m/s Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Burimi: Syri.net