“E shpërfytyroi ariu”/ Gruaja dhe djali mohojnë akuzat për vrasjen e Urim Fikut: S’kemi lidhje me ngjarjen! Gjykata i lë në burg

“E shpërfytyroi ariu”/ Gruaja dhe djali mohojnë akuzat për vrasjen e Urim Fikut: S’kemi lidhje me ngjarjen! Gjykata i lë në burg

viktima urim fiku- Gazmir dhe Sadeta Fiku BULQIZË- Bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut, 61-vjeçarit që u vra në fshatin Godvi të Bulqizës, kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e tij. Mësohet se gjatë seancës në Gjykatën e Dibrës, ku u njohën më masat e sigurisë, Sadete dhe Gazmir Fiku kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. “Nuk e vramë ne, nuk kemi lidhje me ngjarjen”, mësohet të kenë thënë ata para gjykatës, teksa kanë mbetur me pretendimet fillestare se 61-vjeçarin e kishte sulmuar ariu. Sipas dëshmisë së tyre në gjykatë, ata pretendojnë se 61-vjeçari kishte shkuar në shtëpi i gjakosur pasi ishte dëmtuar dhe i shpërfytyruar nga ariu. Sipas të akuzuarve, 61-vjeçari vendoste leqe për të zënë kafshë të egra(derra) në pyll. Më tej,...