Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“E rrethuar nga oshëtima e armëve”, Edi Rama: Europa s’ka qenë kurrë një treg ose traktat
Nga Bavaria, ku dje mori pjesë në hapjen e festivalit “Herrenchiemsee Festspiele”, Kryeministri Edi Rama foli mbi vlerat që ndërtojnë Europën, duke vënë në qendër rolin e artit dhe kulturës si ura që lidhin popujt. Ai theksoi se Europa nuk duhet parë vetëm si një ndërtim politik apo ekonomik, por si një civilizim i përbashkët, i formuar përmes ndjeshmërisë, krijimtarisë dhe bukurisë. “Sot jemi në një kohë kur Evropa, shtëpia jonë e përbashkët, gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur bashkë. Evropa nuk ka qenë kurrë një trakat ose një monedhë, as thjesht një parlament ose një treg. Evropa ka qenë dhe mbetet një civilizim. Një mënyrë për të ndjerë botën,...