Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E rëndë/ U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë
👁7829
Një 60-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me biçikletë në Tiranë. Policia bën me dije se 60-vjeçari është rrëzuar nga biçikleta dhe ka pësuar dëmtime të rënda. Edhe pse është dërguar në spital, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. ‘Më datë 14.06.2025, në rrugën ‘Shefqet Ndroqi’ dyshohet se është rrëzuar biçikleta në të cilën lëvizte shtetasi F. T., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit’, njoftoi policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.