Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit, ja dyshimet e para
Një pushues i moshuar humbi jetën këtë të premte në plazhin e Zvërnecit. Bëhet me dije se viktima është një shtetas italian, i cili dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kohës që po lahej në det. Ai u nxorr nga ujërat nga qytetarët e pranishëm, por fatkeqësisht pa shenja jete. Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe shërbimi i urgjencës, të cilët bënë të gjitha veprimet e nevojshme.