E rëndë! Policët e Maqedonisë së Veriut dhunojnë dy të rinj shqiptarë: Na lidhën…shpuan gomat e mjetit me armë

E rëndë! Policët e Maqedonisë së Veriut dhunojnë dy të rinj shqiptarë: Na lidhën…shpuan gomat e mjetit me armë

dy te rinje e dhunuar SHKUP-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkup, ku dy të rinj shqiptarë dyshihet se u dhunuan nga policia e Maqedonisë së Veriut. Rasti u regjistrua më 7 tetor, ku dy të rinj shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, pretendojnë se janë dhunuar nga pjesëtarë të policisë. Sipas deklarimeve të dy të rinjve, ndërhyrja policore ka përfunduar në dhunë fizike, pasi efektivët dyshohet se kanë përdorur armë zjarri, u kanë shpuar gomat e automjetit dhe kanë thyer xhamat e makinës. Ata pretendojnë se më pas janë lidhur, janë shtrirë në tokë dhe janë goditur fizikisht, edhe pse nuk kishin më mundësi të lëviznin lirshëm. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e forcës nga zyrtarët policorë dhe rrethanat në të cilat u...