E rëndë në Vlorë! 47-vjeçari rreh gruan së bashku me të vëllanë

E rëndë në Vlorë! 47-vjeçari rreh gruan së bashku me të vëllanë

Foto ilustruese VLORË- Dy vëllezër janë arrestuar në Vlorë pasi kanë dhunuar një grua. Ngjarja ndodhi në fshatin Mekat, ku 47-vjeçari, i identifikuar me inicialet K.P., nisi që të dhunonte bashkëshorten e tij. Në një moment i është "bashkuar" edhe i vëllai i tij, F. P., 51 vjeç. Pas njoftimit të bërë nga fqinjët, Policia shkoi në banesë dhe vendosi në pranga dy vëllezërit. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua edhe një armë gjahu, e cila mbahej pa leje nga 47-vjeçari. NJOFTIMI I POLICISË: Vlorë/Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje, vihen në pranga 2 vëllezër, njëri prej tyre posedonte dhe armë gjahu pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mekat kishte një rast dhune në familje, kanë...