E rëndë në Tiranë/ Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! 47-vjeçari gjendet pa jetë brenda makinës

E rëndë në Tiranë/ Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! 47-vjeçari gjendet pa jetë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa mësohet se një punonjës i gardës së Republikës, është vetëvrarë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02.00 në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar trupi i pajetë i punonjësit të Gardës së Republikës, G. Lelçaj 47-vjeç, brenda automjetit të parkuar, në garazhdin e banesës së tij. Nga të dhënat e para, dyshohet se punonjësi ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka mësuar se 47-vjeçari ka qenë në proces divorci me bahskëshorten. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave...
Burimi: Top-Channel.tv