Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E rëndë në Tiranë/ 42-vjeçari gjendet i varur në banesë, një vajzë konsumon mbidozë ilaçesh
👁3383
Dy ngjarja të rënda janë regjistruar ditën e djeshme në Tiranë, ku njëra prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Autoritetet policore raportojnë se në fshatin Marikaj një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Viktima është shtetasi R. D., 42 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në banesë, dyshohet i vetëvarur. Ndërkohë, raportohet se një 20-vjeçare dyshohet se ka konsumuar në banesë, mbidozë medikamentesh. Ajo është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve. Ende nuk dihen motivet që i kanë shtyrë dy shtetasit e mësipërm të ndërmarrin këto akte...