E rëndë në Siri! 11 të vdekur nga përleshjet sektare në Damask

E rëndë në Siri! 11 të vdekur nga përleshjet sektare në Damask

11 persona u vranë në përleshjet sektare që shpërthyen gjatë natës në Shahnaya, pranë Damaskut. Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA, raportoi se ngjarja e rëndë ndodhi një ditë pas luftimeve vdekjeprurëse në një vend fqinj të banuar kryesisht nga kurdët, në të cilat humbën jetën 17 persona. Sipas një burimi të Ministrisë së Shëndetësisë, të cituar nga agjencia, 11 persona u vranë dhe të tjerë u plagosën nga zjarri i “grupeve të jashtëligjshme që shënjestruan civilët dhe forcat e sigurisë në lagjen Shahnaya”.
Burimi: Syri.net