E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

Rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Bardhaj, është raportuar një ngjarje tragjike. Në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. D., 55 vjeç. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje. Materialet paraprake i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.            
Burimi: Gijotina.com