E rëndë në Prrenjas, minatori humb jetën në galerinë e Katjelit! E zuri masivi i mineralit

E rëndë në Prrenjas, minatori humb jetën në galerinë e Katjelit! E zuri masivi i mineralit

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (26 maj), teksa Policia e Elbasanit njoftoi se grupi hetimor dhe forcat kanë shkuar në zonë për të kryer veprimet e duhura. Viktima është identifikuar si Syrja Bego, rreth 58 vjeç. Rrethanat dhe dinamika në shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të panjohura. Televizioni ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes. Nga të dhënat paraprake mësohet se minatori ka vdekur sapo ka marrë turnin. Atë e ka zënë një gur minerali poshtë vetes, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Burimi: Javanews.al