Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E rëndë në Mamurras, 37-vjeçari i jep fund jetës me çifte në shtëpinë e tij
👁2701
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Varvalak të Kurbinit. Mësohet se një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në banesën e tij. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, teksa mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Njoftimi i policisë Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 07:00, në fshatin Varvalak, Mamurras, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte), në banesë, shtetasi S. B., rreth 37 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.