Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq. Një 30-vjeçare ka akuzuar vjehrrin e saj se ka abuzuar seksualisht dy muaj më parë. Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçarja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të. Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit.”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel