Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Lezhë, gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar
👁7903
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Top Channel