E rëndë në Kurbin, 37-vjeçari i jep fund jetës me çifte në shtëpinë e tij

E rëndë në Kurbin, 37-vjeçari i jep fund jetës me çifte në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Varvalak, Mamurras, ku një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete Brenda shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit të së premtes. Sipas asaj që raporton policia, shtetasi S. B. i ka dhënë fund jetës, duke qëlluar veten me çifte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv