E rëndë në Kosovë! 19-vjeçari plagos motrën me armë zjarri

E rëndë në Kosovë! 19-vjeçari plagos motrën me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Ferizaj, ku një 19-vjeçar ka plagosur me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare në rrugën “Mejdi Xhaferri”. Policia e Ferizajt njofton se pas ngjarjes, i dyshuari E.M. është larguar nga vendi, por pas një ndërhyrje të shpejtë, ai është lokalizuar dhe arrestuar. E plagosura është dërguar në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas është transportuar për trajtim më të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Sipas policisë, ajo është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes janë kryer hetimet dhe është sekuestruar arma e zjarrit e...
Burimi: Vizionplus.tv