Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Këlcyrë! Gjendet pa shenja jetë një 50-vjeçar, dyshohet se…
👁12944
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Këlcyrë. Në lagjen Nr. 3, është gjetur pa shenja jete në banesë një 50-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi e iniciale S.H., është vetëvaruar. “Rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3, Këlcyrë, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. H., rreth 50 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel