Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
E rëndë në Japoni! Një person përplas me makinë nxënësit e shkollës
👁10590
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin japonez të Osakës. Sipas mediave të huaja, një burrë është arrestuar pasi ka përplasur me makinën e tij disa nxënës shkolle, ku 7 prej tyre mbetën të plagosur. Autoritetet japoneze e kanë cilësuar incidentin si një sulm të qëllimshëm. Fëmijët, të cilët po ktheheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht, ata kanë qenë të vetëdijshëm gjatë gjithë kohës dhe nuk raportohen në rrezik për jetën. Autori i sulmit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ka rrëfyer gjatë marrjes në...