E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj
Një 55-vjeçar shqiptar, Mikel Rroku, është gjetur i vrarë në banesën e tij në Torino, ndërsa hetimet e autoriteteve italiane kanë çuar në arrestimin e ish-bashkëshortes së tij dhe partnerit të saj të ri, pasi të dy dyshohen se kanë bashkëpunuar në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes. Trupi i Rrokut u gjet më 6 korrik në apartamentin e tij në rrugën Verolengo, në zonën Lucento të Torinos, me dëmtime të rënda në kokë. Trupi ishte në gjendje të avancuar dekompozimi dhe fqinjët kishin njoftuar autoritetet për shkak të erës së fortë që vinte nga banesa. Sipas hetuesve, burri dyshohet se është goditur disa herë me një objekt të fortë, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur. Sipas rindërtimit të hetuesve, vrasja dyshohet se ka...
Burimi:
argjiroja.net