E rëndë në Itali/ Gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri i saj (Emri)

E rëndë në Itali/ Gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri i saj (Emri)

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë: një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare, e quajtur Gentiana Hudhra, është vrarë brutalisht me thikë të shtunën pasdite në qytetin e vogël Tolentino, pranë Maceratës. Sulmi ndodhi në mënyrë të papritur në një nga zonat më të populluara të qytetit, në rrugën Viale Benadduci, ku gruaja u godit disa herë me një thikë kuzhine, para syve të kalimtarëve të tronditur. Autori i dyshuar i krimit është ish-burri i saj, një 55-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare, i cili nuk tentoi të arratisej pas sulmit. Ai u gjet nga karabinierët i ulur në një stol...
Burimi: Argjiroja.net