
E rëndë në Itali! 22-vjeçarja vritet me thikë në rrugë, zbulohen detajet e para
👁7927
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mesina të Italisë, ku një 22-vjeçare është sulmuar me thikë dhe ka humbur jetën në spital disa çaste më vonë. Sara Campanella nuk ia doli t’i shpëtonte plagëve të marra në zonën e stadiumit në Viale Gazzi. Vajza, 22 vjeçe, studionte për infermiere. Me origjinë nga Palermo, ku jeton familja e saj, ajo ishte në Mesina për studime. Sipas asaj që raportojnë paraprakisht mediat, personi që e sulmoi me siguri ishte një i njohur i saj. Top Channel
Burimi:
Top-Channel.tv