E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit, në vendngjarje është nisur helikopteri

E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit, në vendngjarje është nisur helikopteri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë. Sipas informacioneve, një turist gjerman është goditur nga helika e një skafi. Në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit. Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit, ndërsa priten detaje të reja nga autoritetet për gjendjen shëndetësore të të lënduarit dhe shkaqet e ngjarjes.
Burimi: Javanews.al