No Image Available

E rëndë në Fushë-Krujë/ 16-vjeçari vdes në ashensorin e lokalit, u shty nga kolegu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë, ku një 16-vjeçar, i punësuar si kamerier në një restorant, ka humbur jetën pas një aksidenti me ashensorin. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin 26-vjeçar dhe pronarin 62-vjeçar të lokalit. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, në një restorant në pronësi të shtetasit A. V., në fshatin Arrameras. Nga hetimet paraprake dyshohet se kamerieri 26-vjeçar, Endri Stafuka, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin, i cili punonte gjithashtu si kamerier në restorant, brenda në ashensor. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën. Pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar 26-vjeçarin Endri Stafuka, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”....