E rëndë në Ersekë, fqinji gjen të pajetë të moshuarën në banesë dhe njofton Policinë! Jetonte e vetme, pistat e hetimit për shkaqet

E rëndë në Ersekë, fqinji gjen të pajetë të moshuarën në banesë dhe njofton Policinë! Jetonte e vetme, pistat e hetimit për shkaqet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot (7 shtator) në Ersekë, ku trupi i një 77-vjeçareje është gjetur i pajetë në banesë. E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët e saj janë emigrantë jashtë vendit. Sipas të dhënave paraprake, ajo është gjetur pa shenja jete nga policia, pas njoftimit të një fqinji. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 77-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërsa pritet edhe përfundimi i procedurave mjeko-ligjore për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.