E rëndë në Elbasan! Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçar, dyshohet se…

E rëndë në Elbasan! Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçar, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan. Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është gjetur pa shenja jete shtetasi me in iniciale K.Z., 33 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i riu ka ndërruar jetë nga mbidoza, pasi ishte përdorues i heroinës. Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv