Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
E rëndë në Elbasan, 37-vjeçari gjendet i vetëvarur
👁13003
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, ku një 37- vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesë. Dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor. “Në lagjen “11 Nëntori”, është gjetur i vetëvarur, në banesë, shtetasi M. B., 37 vjeç. Ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.