Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E rëndë në Berat/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit. Rreth orës 15:30, në lagjen “Kushtrimi”, një punonjës ndërtimi dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim. Viktima është identifikuar si Ramadan Hatija, 66 vjeç, banues në Berat, i cili punonte për një firmë ndërtimi në zonë. Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Njoftimi i policisë: Berat/Informacion paraprak Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga...