E rëndë në Berat/ 40-vjeçari i jep fund jetës, vuante nga probleme të shëndetit mendor

E rëndë në Berat/ 40-vjeçari i jep fund jetës, vuante nga probleme të shëndetit mendor

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën. Sipas burimeve zyrtare, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës në rrethana që po hetohen nga autoritetet. Personi, i identifikuar me inicialet F.K., raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Në vendngjarje mbërritën forcat e rendit dhe ato zjarrfikëse, që bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga një zonë e vështirë terreni. Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Burimi: Syri.net