Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari, ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë banesës së tij. Dyshohet se shkak për vdekjen është bërë pickimi nga bletët. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Nënmavriq, Shkodër. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Njoftimi i policisë: Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.