E plagosi me plumb në këmbë, identifikohet autori, i plagosuri me origjinë nga Kosova
Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur më 25 shtator në rrugën “Hysni Gërbolli”, ndërsa hetimet kanë zbardhur edhe përfshirjen e personave të tjerë në konflikt. Sipas policisë, gjatë një konflikti të nisur në një lokal, shtetasi S. P., 54 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë shtetasin Gj. K., 33 vjeç. Pas ngjarjes, 54-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim. Ai dyshohet për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 54-vjeçarit, policia...
Burimi:
ntv.al