Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘E pëson’ 30-vjeçari në Këlcyrë, fotografon fletën e votimit
👁7914
FOTO ILUSTRUESE GJIROKASTËR-Një tjetër person është arrestuar, pasi ka fotografuar fletën e votimit. Këtë herë bëhet fjalë për një votues 30-vjeçar në Këlcyrë, i cili u kap në flagrancë për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit". Njoftimi i policisë: Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit". Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Materialet...