Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
E penduara e parë në SPAK për zyrtarët e lartë, “truri” financiar i Ajola Xoxës zbërthen skemën e korrupsionit
Për herë të parë që nga krijimi i tij, SPAK ka marrë një të penduar drejtësie në një hetim për korrupsion të nivelit të lartë. Bëhet fjalë për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Ajola Xoxës, Adela Kondakçiu, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësimit të dënimit. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se Kondakçiu, e konsideruar si truri financiar i Xoxës, ka rrëfyer përpara hetuesve të SPAK skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke dorëzuar dokumente të rëndësishme dhe informacione për aktivitetet financiare të dyshuara...