E pazakontë! Karta ID të ndryshme gjenden të hedhura në rrugët e Petrelës

E pazakontë! Karta ID të ndryshme gjenden të hedhura në rrugët e Petrelës

Një akt i paprecedentë është konstatuar mëngjesin e sotëm në rrugët e Petrelës. Në redaksinë e nje TV, është denoncuar gjetja e një tufë me karta ID, të qytetarëve të ndryshëm, te hedhura në rrugë. Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, dhe pse këto karta identifikimi janë hedhur në rrugë. Po ashtu, nuk dihet se për çfarë janë përdorur, ndërsa gjetja e tyre rakordon me ditën e zgjedhjeve parlamentare në vend. A ka lidhje kjo ngjarje me procesin e votimit? Priten detaje lidhur me këtë ngjarje.
Burimi: Gijotina.com