E pazakontë!/ Barkodi i Kalasë së Libohovës, në vend të historisë të çon në faqe filmash me pullë të kuqe

E pazakontë!/ Barkodi i Kalasë së Libohovës, në vend të historisë të çon në faqe filmash me pullë të kuqe

Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata drejt përmbajtjeve pornografike. Pasi skanonin barkodin, vizitorëve iu shfaqeshin pamje me përmbajtje të papërshtatshme, dhe disa prej tyre denoncuan dukurinë pranë autoriteteve në Libohovë. Pasi u njoh me rastin e paprecedentë, Bashkia Libohovë hoqi bar-kodin nga tabela dhe nisi verifikimet. Mbetet e paqartë sesi ka ndodhur ky gabim, por sipas autoriteteve, problemi mund të ketë ardhur nga hakerimi ose skadimi i domenit të përdorur nga një kompani e huaj që kishte vendosur bar-kodet vite më parë, ndaj është kërkuar krijimi i një aksesi të ri dhe kontrolli i të gjitha bar-kodeve të vendosura në sitet turistike.