E papritur! Protestuesi tenton të godasë me tabelë Erion Braçen
Tensione janë shënuar përpara Kryesisë së Kuvendit, ku banorë të Memaliajt po zhvillojnë një tubim kundër Reformës Territoriale. Situata u tensionua në momentin kur deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, mbërriti pranë ambienteve të Kuvendit. Protestuesit iu afruan deputetit dhe, sipas pamjeve nga vendngjarja, njëri prej tyre tentoi ta godiste me një tabelë. Incidenti ndodhi në një moment kur protesta vijonte përpara Kryesisë së Kuvendit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar nga përplasja. Banorët e Memaliajt kundërshtojnë ndryshimet e propozuara në kuadër të Reformës Territoriale dhe kanë kërkuar që shqetësimet e tyre të merren në konsideratë nga institucionet.
Burimi:
ntv.al