E papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

E papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

Mbrëmjen e djeshme, pas largimit të Alba Pollozhanit me vullnetin e saj nga “Ferma Vip 2”, edhe fermeri tjetër Lim Hoti, vendosi të ndërpresë rrugëtimin e tij. Një vendim i papritur ky, teksa pasi braktisi garë, u shpreh se nuk po duronte më brenda fermës. Lim Hoti tha se Big Mamën e sheh si finaliste dhe i uroi fitoren. Lim Hoti: Eksperienca ishte shumë spektakolare, nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës time. Ka momente shumë të bukura, të cilat do mbeten në mendjen time. Faleminderit produksionit, fermerëve. Unë e dua shumë publikun dhe ata që më ndjekin, shumë faleminderit...
Burimi: Lajme.al