Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E papritur në Gjermani, Friedrich Merz nuk siguron votat e nevojshme për t’u bërë kancelar
👁11513
Friedrich Merz ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kancelar i Gjermanisë në votimin e parë në Parlament. Mediat në Gjermani raportojnë se Merz arriti vetëm 310 vota, nga 316 që i nevojiteshin. Seanca është shtyrë në mënyrë që grupet politike të mund të konsultohen për hapat e ardhshëm. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Republikës Federale”, shkruajnë mediat gjermane. Për t’u zgjedhur kancelar, kandidatit i duhet të sigurojë votat e shumicës absolute të anëtarëve të Bundestagut (50% plus një votë). Nëse dështon në raundin e parë, do të organizohet raundi i dytë....