E PAPRITUR! Edi Rama goditet me vezë në SHBA – pamjet bëhen virale

E PAPRITUR! Edi Rama goditet me vezë në SHBA – pamjet bëhen virale

Edi Rama përballet me protestues në SHBA gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Kryeministri Edi Rama është përballur me një grup protestuesish shqiptarë në SHBA, ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Rama shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Linda Rama, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa disa protestues i hedhin vezë dhe i drejtojnë thirrje kundërshtuese. Në video dëgjohen gjithashtu etiketime si “mafia” dhe “kriminel”, të përdorura nga protestuesit ndaj kryeministrit. Pamjet kanë tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta. Per te shikuar videon ndiqe linkun ne vijim: https://youtu.be/2xgoMhx7W3o?si=xaXc3FtHqV2ZFFpb