E papritur/ Anulohet sfida miqësore e Partizanit, zbulohet arsyeja

E papritur/ Anulohet sfida miqësore e Partizanit, zbulohet arsyeja

Ndeshja miqësore e planifikuar për këtë të premte mes Partizanit dhe Ballkanit në qytetin e Ohrit është anuluar. Klubi kryeqytetas njoftoi se kushtet e vështira atmosferike, me reshje të dendura shiu, e bënë të pamundur zhvillimin e takimit. “Njoftojmë se ndeshja miqësore mes Ballkanit dhe Partizanit e programuar të luhej sot në Ohër, nuk është zhvilluar për arsye të kushteve të rënduara atmosferike. Reshjet e dendura të shiut kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Burimi: Sot.com.al