E paprecedentë në Vlorë! Aksidenti shkakton konflikt mes shoferëve, njëri prej tyre përplas makinën tjetër dhe e nxjerr nga rruga

E paprecedentë në Vlorë! Aksidenti shkakton konflikt mes shoferëve, njëri prej tyre përplas makinën tjetër dhe e nxjerr nga rruga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë ketë mesditë. Një përplasje automjetesh ka përfunduar në një konflikt mes dy personash teksa. Njëri prej shoferëve më pas ka goditur disa herë me makinën e tij automjetin tjetër, duke e nxjerrë nga rruga. Në vendngjarje kane mbërritur forca te shumta policie që kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit tip “Benz” qe goditi automjetin tjetër. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit qe është goditur ka arritur të dalë në kohë nga makina e tij, duke mos u lënduar. Nga ngjarja, të dyja automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv