Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer
Një incident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Portin detar të Durrësit, kur një jaht u zhduk përkohësisht nga vendi ku ishte ankoruar. Pronari i mjetit lundrues, Dorian Alikaj, ka paraqitur një kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, duke raportuar se jahti i tij, me emrin “Tamomar 2”, nuk ndodhej më në vendin ku kishte qëndruar për disa muaj më radhë. Sipas kallëzimit, Alikaj është njoftuar rreth orës 14:00 se mjeti i tij mungonte. Ai ka vënë menjëherë në dijeni Policinë Kufitare dhe më pas ka shkuar në komisariatin e Durrësit për të bërë denoncimin, bën me dije...