Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘E njëjta skemë si me inceneratorët’/ Bushati: Rasti ‘Bankers’, bashkëpunim i korruptuar shtetëror
Gazetari dhe analisti Andi Bushati, në një lidhje direkte me SYRI TV, ka komentuar çështjen “Bankers Petroleum”, duke e krahasuar me skandalin e inceneratorëve dhe duke theksuar se nuk kemi të bëjmë me evazion fiskal, por me një formë të bashkëpunimit të qëllimshëm mes kompanisë dhe zyrtarëve shtetërorë. “Nuk mund të japësh një pasuri dhe të presësh dy dekada me radhë pa marrë asgjë në këmbim. Kjo tregon, minimumi, se nuk është çështje evazioni fiskal, por bashkëpunimi i Bankers me zyrtarët shtetërorë që duhej ta kontrollonin. Është pak a shumë e ngjashme me historinë e inceneratorëve,” deklaroi Bushati. Ai theksoi...