Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“E neveritshme ajo që po bëjnë në Ukrainë”/ Trump ‘sulmon’ Rusinë: Do vendosim sanksione, por nuk besoj se ata shqetësohen nga kjo gjë
Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur tonet kundër Rusisë, duke dënuar ashpër sulmet e ripërtërira të Moskës ndaj Ukrainës dhe duke paralajmëruar sanksione të reja. Gjatë një deklarate për mediat në Uashington, Trump u shpreh me tone të ashpra: “Rusia? E gjej të neveritshme atë që po bëjnë,” – tha ai, duke iu referuar ofensivës së përshkallëzuar në Ukrainë. Trump shtoi se administrata e tij do të vendosë sanksione të reja, ndonëse shtoi me skepticizëm: “Nuk e di nëse ata shqetësohen nga sanksionet”, tha ai, duke aluduar për qëndrueshmërinë dhe sfidën e vazhdueshme të Vladimir Putinit në përballjen me presionin...